Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera.
Pse u kthye Egli Tako në “BBV”?!
U kthye sepse është një aktore, këngëtare, regjisore teatri. Unë e vlerësoj si personazh, është një personazh që ajo e ka ndërtuar, ne e kemi besuar. Ky është suksesi, kur ty publiku të mbështet. Është një personazh i shkëlqyer.
Por sa e vërtetë është Egli në këtë raport dhe në rrugëtimin e saj në “BBV”?!
Një person që ka probleme të shëndetit mendor, do ta kishte të vështirë të përballonte presionin social. Ajo krijoi situatën, pa çfarë kishte ndodhur jashtë, 9 ditë janë mjaftueshëm për t’u rikthyer shumë e fuqishme për qëllimin e saj për të qenë në qendër të vëmendjes. Ajo po ul personazhin e Gjestit. Egli është një adhuruese e personave të famshëm. Kjo njihet edhe në psikologji. Ka një pëlqim të arrijë suksesin e saj përmes personazheve të famshëm. Ajo bëhet protektive ndaj këtyre personave. Te këta persona sheh çelësin e suksesit të vetë.
Është bukur kur e beson një personazh, por duhet analizuar edhe realiteti. Aspak nuk është e dashuruar. E di sa e madhe është dashuria dhe sa rrugëtim do njeriu drejt dashurisë.