Showbiz Sport

Futbolli në zi: Jorge Mendes prek me mesazhin e tij për Diogo Jota!

Bota e sportit është tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të futbollistit portugez Diogo Jota, i cili ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Zamora, Spanjë.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare dhe ka shkaktuar një valë pikëllimi në mbarë opinionin sportiv.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti tip Lamborghini, me të cilin po udhëtonte Jota, pësoi një përplasje fatale dhe u përfshi nga flakët.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë përshkruar skenën si dramatike dhe të dhimbshme.

Tragjedia është thelluar edhe më shumë nga fakti se në aksident ka humbur jetën edhe vëllai i tij, Andre Silva.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak kryesor ka qenë shpejtësia e lartë.

Menjëherë pas ngjarjes, Jorge Mendes – agjenti i Jotas – u pa në vendin e ngjarjes, ku ngushëlloi familjarët e futbollistit dhe dhuroi një mesazh prekës për mediat:

Kemi humbur dy njerëz të mrekullueshëm. Diogo ishte shembull për të gjithë – si sportist, si mik, si bashkëshort. Ende nuk e besoj… është shumë e dhimbshme.

Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur nga personalitete të njohura të futbollit botëror, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij te Liverpooli, si Darwin Nunez e Luis Diaz, të cilët kanë shprehur dhimbjen përmes rrjeteve sociale.

Humbja e Diogo Jotës është një goditje e rëndë për familjen, skuadrën dhe të gjithë ata që e kanë dashur në fushën e blertë dhe jashtë saj.