Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” në Paris u shënua nga një moment tejet emocional, pasi në këtë event mori pjesë Rute Cardoso, bashkëshortja e ndjerë e futbollistit Diogo Jota. Kjo ishte paraqitja e saj e parë publike që nga humbja e rëndë e bashkëshortit.
Rute u shfaq e veshur me një fustan elegant të bardhë me detaje argjendi dhe një pelerinë të bardhë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me elegancën dhe forcën e saj në këtë moment të dhimbshëm.
Prezantuesja Kate Scott e përkujtoi me emocion ndarjen nga jeta të Jotës, duke thënë:
Këtë verë familja e futbollit u trondit kur mësuam për vdekjen e Diogo Jotës dhe të vëllait të tij, Andre Silva. Jota ishte një nga të preferuarit e tifozëve, i dashur nga shokët e ekipit dhe gjithmonë i përkushtuar ndaj klubit.
Edhe Ruud Gullit, që ishte bashkëprezantues i mbrëmjes, shtoi:
Jota dha gjithçka për futbollin. Ai do të kujtohet gjithmonë si një lojtar i madh dhe një njeri i dashur.
Gjatë ceremonisë u shfaq një video me disa nga momentet më të bukura të karrierës së Jotës, duke prekur thellë publikun dhe shokët e tij të ekipit, përfshirë Virgil van Dijk dhe Alisson Becker, të cilët nuk i mbajtën dot emocionet.
Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe Rute Cardoso-s ishte një nga më të ndjekurat nga fansat. Ata nisën lidhjen në bankat e shkollës së mesme, u fejuan në vitin 2022 dhe u martuan më 22 qershor 2025.
Vetëm 11 ditë pas martesës, futbollisti humbi jetën në një aksident tragjik, duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.