Prej fundit të sezonit të shkuar, Dinamos i mungon Faton Neziri. Mbrojtësi i majtë i bluve, një nga më të mirët e kampionatit, është jashtë fushave të blerta që prej fazës së katërt të sezonit që shkoi dhe duket se do të humbasë edhe fillimin e sezonit të ri.
Neziri ka një problem me muskujt e barkut dhe mësohet se lojtari nga Kosova duhet të kryejë një ndërhyrje kirugjikale për ta kaluar këtë dëmtim. Operacioni do të kryhet jashtë Shqipërisë dhe mbrojtësit do t’i duhen të paktën dy muaj kohë për fazën e rikuperimit.
Në këtë mënyrë Neziri pritet të kthehet në muajin tetor në skuadrën e trajnerit Daja, duke humbur me shumë gjasa fazën e parë të kampionatit. Anësori i majtë spikati sezonin e fundit me inkursionet e tij, duke u bërë një nga titullarët më të rëndësishëm të Dinamos.