Gossip Showbiz

G-Bani ka luajtur me Valbonën? “99% e kam pasur…”

Mbrëmjen e kaluar, G Bani u rikthye në shtëpinë e “BBVA” dhe nisi bisedimet me banorët.

Një nga momentet më të spikatura ishte biseda me Valbonën, e cila i shprehu atij se ishte ndjerë keq që ai i kishte thënë se i kishte mbetur hatri me të.

Gjatë diskutimit, G Bani e sqaroi se 99% të herëve kishte luajtur me të, por 1% kishte patur pëlqim për të.

Kisha dy pëlqimet e mia kundër meje. 99% e kam pasur lojë, por 1% e kam pasur pëlqim për ty.

Më pas banorja e pyeti nëse ai ka luajtur me të, dhe përgjigja e tij ishte:

Ndoshta. Ti e di a kam luajtur apo jo. Ti e di që kur të është cënuar dinjiteti nga dikush, unë kam qenë aty.

Valbona e ka kuptuar dhe i ka kërkuar t’i japë dorën, ndërsa banori i është kthyer duke i thënë:

Por mirë, hajde më përqafo pak.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke pasur parasysh marrëdhënien dinamikë mes dy banorëve.