Reperi i njohur shqiptar G Bani ka surprizuar ndjekësit me një rrëfim të hapur dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku ka vendosur t’i tregojë pa filtra disa të vërteta për veten.
Në një seri postimesh në Instagram Story, artisti u është drejtuar femrave që mund të bien në dashuri me të, duke zbuluar se aktualisht është pa punë, pa para dhe është duhanpirës.
Ai e pranon se është shumë xheloz, por thekson se nuk ushtron dhunë ndaj femrave. Në raste të tensionuara, sipas tij, zgjedh të largohet për të mos e përshkallëzuar situatën.
G Bani shton se është i sinqertë në ndjenja, nuk tradhton dhe nuk përdor fjalë të mëdha kur nuk ndien më dashuri.
Ky rrëfim personal ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që vlerësojnë sinqeritetin e reperit dhe guximin për të treguar veten përtej imazhit publik të krijuar në skenë.