Gossip Showbiz

G Bani poston video me të atin por merr komente negative? Si ishte reagimi i reperit? “Nuk pres t’më vdesë baba me…”

Reperi i njohur, G Bani, nuk është më pjesë e “Big Brother VIP Albania” pas një komunikimi të bërë nga Ledioni Liço në lidhje me gjendjen shëndetësore të të atit të banorit.

Mbrëmjen e djeshme, G Bani postoi një video ku shpjegonte dhe informoi publikun se gjendja shëndetësore e të atit ishte stabile dhe e mirë, duke theksuar se kishte marrë shumë mesazhe nga ndjekësit dhe e ndiente si “detyrim” të informonte publikisht.

Megjithatë, pas publikimit të videos, ai është përballur me një sërë komentesh negative, ku shumë individë e akuzuan për të thënë gënjeshtra dhe shpifje në lidhje ke këtë situatë.

Për këtë arsye, duket se G Bani është prekur nga komentet dhe ka reaguar në rrjetet sociale, duke ofruar një sqarim për situatën.