Ata të cilët e dinë rëndësinë e prezervativit si mjet për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, me siguri se mbajnë prezervativë çdo herë me vete. Qoftë nëse jeni në shtratin tuaj me dikë të veçantë apo planifikoni ta kaloni natën me dikë që e keni takuar në një festë, duhet të jeni të përgatitur por gjithashtu duhet të kujdeseni edhe për mirëmbajtjen e prezervativëve. Pjesa më e rëndësishme e mirëmbajtjes së prezervativëve është të siguroheni se nuk iu ka dalë afati. Të gjithë prezervativët e kanë të shënuar afatin e skadimit dhe nëse ka kaluar ai afat, nuk është e sigurt ta përdorni atë prezervativ,
Sipas prodhuesve të prezervativëve, vendet e freskëta dhe pa lagështi janë më të mirat për t’i ruajtur prezervativët, por gjithashtu duhet t’i mbani larg rrezeve të diellit. Sa i përket mbajtjes së prezervativëve në kuletë, ekspertët rekomandojnë që asnjëherë të mos e bëni këtë! Duke i mbajtur në kuletë mund t’i shtypni dhe fërkimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë vrima mikroskope, të cilat e bëjnë prezervativin më pak efektiv në parandalimin e shtatzënisë apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Mbaji në një kuti ose ndarje të sigurt në sirtarin e dhomës ose çantën personale. Mbajini në paketimin origjinal deri në përdorim. Kujdesi i vogël sot, shmang pasojat nesër. Prezervativët janë një gjetje esenciale në funksion jo vetëm të kënaqësisë, por edhe mirëqenies seksuale. Sa e vështirë është t’i shpjegoni fëmijëve tuaj edukatën seksuale?
Imagjino sikur një ditë krejt papritur ata të vijnë me disa pyetje ‘rryfe’ për ju të cilat ju kapin paksa të papërgatitur. Si mund t’i shpjegoni atyre seksin?! Ose, le të marrim një tjetër skenar… Fëmija juaj gjen në dhomën tuaj një prezervativ. Si do t’ja shpjegoni se çfarë është e për çfarë shërben? E sikletshme, apo jo?! Tani imagjinoni diçka tjetër… Këto pyetje t’jua bëjë një fëmijë i panjohur në rrugë. Nuk do dinit si të përgjigjeshit, e sigurtë!