I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën në vend, por jo vetëm…
Ti besoj e njeh gazetarin Osman Tafa, gazetar i një televizioni tjetër, që ishte çjerrë në fytyrë nga dy qytetarë të zakonshëm, sipas thënieve të tij, që e kërcënonin se pse ky mbron protestën. Pas tre javësh, Osmani u kujtua të bëjë denoncim, dhe mirë bëri sepse dhunën e dënojmë të gjithë, por njerëzit aty te Osmani dhe tek Klod Lala ishin me parulla. Dhe si nuk doli ky Osman, kjo Klodi, këto shoqatat e gazetarëve që të thonin ‘stop, nuk keni punë me kolegët tanë’. Kolegët tanë janë aty për të raportuar. A di ti ndonjë gazetar që shkon në Ukrainë dhe në Gaza me dyfek dhe me mikrofon? Lufton paradite dhee mbasdite raporton. Gazetari ka qëllim hyjnor të thjeshtë dhe të përbërë, raportimin nga vendi i ngjarjes dhe kaq. Gazetari nuk hipën mbi podium dhe ulëret, nuk bërtet, nuk mban qëndrim. Gazetari është aty për të raportuar. Pra ti mos u merr me lajmësin, ti merru me lajmin. Dhe u detyrova mora Sandër Çipën në telefon, kryetari i Unionit të Gazetarëve dhe i thashë ‘ku je? Ku je sepse duhet të mbash një qëndrim.’ Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që pronarë mediash janë kërcënuar, janë fyer, janë poshtëruar, janë linçuar. Dhe pastaj doli Unioni i Gazetarëve, pastaj asosacioni i gazetarëve. Dhe më vjen çudi si trupi diplomatik nuk po ndihet, organizatat botërore të gazetarëve nuk po ndihen. Po ndihen këto të kafshëve dhe të shpendëve. Sepse deri tani a di ti ndonjë flamingo që është vrarë, është plagosur? Jo. Kanë ardhur aty për qejfin e vet, kanë shtruar vezët, po çiftëzohen, po përmenden gjithandej. Ndërsa ndaj gazetarëve nuk po shihet kjo gjuha moderuese e ndihmës.