Film & Tv Magazine

Gazetarja Sabina Mete banorja e fundit që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP 5”!

Sabina Mete, gazetarja sportive, është banorja e fundit që i bashkohet konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP 5”.

Ajo deklaroi se ka hyrë e qetë në program, duke pranuar që po hyn në BBV single. Gazetare sportive dhe prezantuese televizive e njohur shqiptare, ka raportuar nga terreni, duke sjellë transmetime live dhe analiza nga ngjarje sportive, veçanërisht ndeshje futbolli.

Pavarësisht se shpesh vlerësohet për pamjen e saj, Sabina flet hapur për perceptimin ndaj vetes dhe pasiguritë personale.