Mjekët në Perunë verilindore i shpëtuan jetën një djali 2-vjeçar, i cili gëlltiti tetë gjilpëra mjekësore. “Vetëm kur hymë në sallën e operacionit dhe hapëm stomakun e tij, zbuluam objekte metalike dhe kuptuam se ishin gjilpëra”,- tha Dr.Efrain Salazar.
Mediat lokale raportuan se gjilpërat janë përdorur për të vaksinuar kafshët në fermën ku punon nëna e djalit. Familja jeton në zonën bujqësore të Taratopou, rreth 622 kilometra larg kryeqytetit Lima. “Ndoshta i ka gëlltitur duke luajtur ”,-tha nëna. Ndërkohë, djali fatmirësisht është jashtë rrezikut pas operacionit.