Bota

Geoffrey Berman: Sajmir Alimehmeti, fajtor për mbështjetje ndaj ISIS

Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut Geoffrey Berman tha se shqiptari Sajmir Alimehmeti, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të ISIS. Në njoftimin zyrtar thuhet se Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS duke u pajisur edhe me armë luftarake. 24 vjeçari, banues në New York, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg. Në njoftimin zyrtar Berman falenderoi për bashkëpunimin edhe vlerësoi edhe Policinë e Shtetit Shqiptar .