Cristiano Ronaldo ka shprehur dashurinë e tij të pafundme për partneren e tij, Georgina Rodriguez, me rastin e ditëlindjes së saj.
Sot, Georgina feston një vit më shumë dhe Ronaldo, si gjithmonë, nuk ka hezituar të postojë një mesazh emocionues për të. Ai ka shkruar në Instagram:
Për nënën, partneren, shoqen dhe gruan time… Gëzuar ditëlindjen, dashuri. Je drita që ndriçon jetën tonë dhe na dhuron dashuri të pafund.

Fjalët e tij shoqërohen me një foto të bukur, duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen që ka për Georginën. Ata shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit në momente të veçanta në jetën e tyre, nuk ngurojnë të shprehin dashurinë dhe mirënjohjen.