Gossip Showbiz

Gerta Gixhari kunja ndaj Rozana Radit dhe Laert Vasilit: “Më hileqarë se…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Gerta Gixhari ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për rrugëtimin e saj në program. Gjatë intervistës Gerta u pyet nga moderatorja e programit për dy finalistët Rozana Radin dhe Laert Vasilin.

Për Gertën lojtarët më hileqarë të këtij edicioni janë Rozana dhe Laerti. Ajo u shpreh:

Rozana dhe Laerti janë më hileqarë se hileqarët sepse kanë transformuar situata dhe kanë transformuar dhe bisedat.

E pyetur nga moderatorja për banorin që, sipas saj, kishte bërë lojën më të bukur mes finalistëve, Gerta përjashtoi Rozanën dhe Laertin, duke u fokusuar te Egli dhe Gjesti. Përgjigjja e saj ishte e qartë:

Po, po themi Gjesti.

Ajo argumentoi zgjedhjen e saj duke thënë se Gjesti kishte ndërtuar një stil loje të veçantë, të mbështetur shpesh te paqëndrueshmëria dhe provokimi.