Në një diskutim të tensionuar në oborrin e shtëpisë, Gerta dhe Shkelzeni u përballën për vendimin e Gertës me Kutinë e Pandorës për të nominuar Rozanën, Laertin dhe Amberin.
Shkelzeni e kritikoi ashpër këtë zgjedhje, duke e cilësuar si një gabim strategjik, pasi mendonte se Gerta kishte vendosur përballë saj njerëzit më të fortë. Ai i tha asaj:
Ti the se i vendosa ata që i konsideroj më të fortë përballë meje.
Në përgjigje, Gerta e kundërshtoi këtë pohim dhe theksoi se nominimi nuk ishte një sfidë ndaj tij, por një analizë strategjike bazuar në situatën aktuale. Ajo shtoi:
Nuk e konsideroj këtë veprim si një forcë përballë meje. Ta them edhe një herë: Çfarë ka që ti nuk beson? Ne jemi dy breza tërësisht të ndryshëm.
Nga ana tjetër, Shkelzeni e vazhdoi kritikat, duke thënë se nominimi i Gertës ishte i panevojshëm, pasi ishte e qartë që Amberi do të eliminohej.
Ai e cilësoi këtë si një veprim të kotë dhe e sfidoi Gertën të bëhej pjesë e “Gjestit” për të kuptuar më mirë situatën.