Me ardhjen e temperaturave të ngrohta, mizat bëhen një shqetësim i zakonshëm në shumë shtëpi. Të hapësh një dritare për ajër të pastër dhe menjëherë të përballesh me një mizë që fluturon rreth e përqark mund të jetë tejet bezdisëse.
Por një ekspert pastrimi zbulon një zgjidhje të thjeshtë dhe krejtësisht natyrale për këtë problem.
Sipas Andre Kazimierski, specialist në kompaninë “Sophia’s Cleaning”, përdorimi i specit djegës mund të jetë jashtëzakonisht efektiv për të mbajtur mizat larg – pa pasur nevojë për kimikate të dëmshme që ndotin ajrin në shtëpi apo rrezikojnë shëndetin.
Përzieni një lugë gjelle spec djegës me dy gota ujë të nxehtë për të krijuar një sprej natyral që i largon mizat
-shpjegon ai.
Arsyeja që kjo përzierje funksionon, është sepse mizat mbështeten shumë te nuhatja për të gjetur ushqim dhe për të lëvizur. Aroma e fortë dhe djegëse e specit irriton ndjeshëm shqisat e tyre, duke i detyruar të qëndrojnë larg.
Për më tepër, kjo erë e mbivendosur maskon edhe aromat e ushqimit që zakonisht i tërheqin ato në shtëpi.
Ja si ta përgatisni sprejin natyral kundër mizave:
-Zieni 475 ml ujë (rreth dy gota);
-Shtoni 1 deri në 2 lugë gjelle spec djegës pluhur në ujin e zier;
-Përziejeni mirë dhe lëreni të ftohet plotësisht;
-Hidheni përzierjen në një shishe spreji bosh;
-Spërkateni rreth dritareve, dyerve, kuzhinës dhe vendeve ku shfaqen më shpesh mizat.
Ky sprej do të krijojë një barrierë natyrale që i mban mizat larg për shkak të erës së fortë që ato nuk e përballojnë.
Eksperti paralajmëron se speci djegës mund të shkaktojë irritime në sytë dhe rrugët e frymëmarrjes të maceve dhe qenve.
Nëse keni kafshë në shtëpi, është më mirë të shmangni këtë metodë ose të siguroheni që ato nuk ekspozohen drejtpërdrejt ndaj përzierjes.
Një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive për të mbrojtur shtëpinë tuaj nga mizat – me vetëm dy përbërës nga kuzhina!