Rreth dy vjet nga grushti i dështuar i shtetit, Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme. Mësohet se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe partneri i tij qeverisës ranë dakort, të mos e shtyjnë më kur në korrik të përfundojë ajo aktuale 3-mujore. Shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme ishte premtim i bërë në fushatë nga Erdogan, të cilin vendosi ta mbajë pas fitores në zgjedhjet e së djelës së kaluar.