Health & Beauty

Gjëndra tiroide ndikon më së shumti në shëndetin e këtyre organeve…

Hormonet e gjendrës tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut, duke liruar anët e enëve të gjakut. Është përgjithësisht e njohur që tiroidet kontrollojnë metabolizmin, domethënë shpejtësinë me të cilën trupi shpenzon energjinë lëvizëse. Gjëndra tepër aktive do të thotë që vuani nga hipertireoza, ndërkaq ajo shkakton humbjen e peshës trupore, ndërsa hipotireozën e karakterizon shtimi i peshës trupore. Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton menstruacione të çrregullta dhe ovulacion. Hormonet e gjendrës tiroide drejtojnë shpejtësinë me të cilën zbërthehet indi i vjetër kockor. Nëse ai proces është i shpejtuar, indi i vjetër shkatërrohet para se të mund të zëvendësohet, gjë që çon në osteoporozë.

Niveli i ulët i gjëndrës tiroide rezulton me harresën, problemet me përqendrimin dhe depresionin. Fatmirësisht, ato probleme mund të zgjidhen me terapinë e hormoneve sintetike. Nëse gjëndra tiroide është jo mjaft aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i hedh qelizat e lëkurës me ritëm normal. Kështu qelizat e grumbulluara shkaktojnë lëkurë të thatë dhe e bëjnë lëkurën të pashkëlqyeshme. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet.

Tiroidet nuk shkaktojnë shtim në peshë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, mijëra njerëz vuajnë nga çrregullime të tiroideve, por nuk kanë probleme me peshën. Sigurisht që shumë të tjerë që vuajnë nga çrregullime të tiroideve, shtojnë në peshë, qoftë shumë kohë përpara diagnostikimit, kur diagnostikohen ose më pas, mirëpo kjo rastësi nuk duhet ngatërruar me shkakun. Edhe nëse dikush vuan nga hipotiroidet apo tiroiditi hashimoto, edhe nëse tiroidet janë hequr apo vrarë, këto gjëndra nuk duhen fajësuar për peshën. Profesionistët e shëndetit filluan të bënin lidhjen midis tiroideve dhe problemeve me peshën, ngaqë besonin se ato ishin rregullatori i metabolizmit.