Celebrities Showbiz

“Jemi dhe s’jemi çift i gjeneratës Z”/Selin dhe Gimbo: Nuk duam të jemi shumë të ekspozuar në media sepse…

Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”. Ata kanë folur më shumë për projektin më në zë të momentit “DJ Remix”, planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por dhe për hapat e karrierës…

Si jeni ju si çift i gjeneratës Z?

Selin: Edhe jemi, edhe nuk jemi Gen Z. Jemi shumë larg dramave, marrëdhënies toksike, e lagu, s’e lagu. Po mundohemi që të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Ajo që sheh publiku është shumë pak nga ajo që kemi në jetën reale.

Gimbo: Ne kemi pak tipa funny, edhe kur jemi nervozë jemi funny.

Selin: Një këshillë që dua të jap, që nëse keni në plan t’i jepni stres marrëdhënies, është mënyra e gabuar. Ta bësh marrëdhënien toksike nuk është mënyra e duhur.

Kush është më romantik dhe kush është më xheloz nga ju?

Selin: Unë kam thënë aty brenda që nuk jam xheloze. Gimbo është i pari që nuk e beson (qesh). Por është në masë tek unë, nuk është e tepruar. Është emocion njerëzor. Se kush është më shumë romantik, unë jam romantike në heshtje. Gimbo është nëpërmjet gjesteve. Kafja e mëngjesit vjen nga Gimboja.

Kush kërkon falje i pari?

Gimbo: Varet kush i ka fajet.

Selin: Gimbo është më i vështirë tek kjo pjesa, por po punojmë.

Zakoni që ju nervozon tek tjetri por që pastaj ju bën për të qeshur…

Gimbo: Stresi i kësaj.

Selin: Zakoni i Gimbos, asnjëherë nuk i lë gjërat në vendin e vet.

Ka rregulla për të mbrojtur marrëdhënien mes jush?

Selin: Ne jemi munduar të mos postojmë dhe të jemi kaq të ekspozuar në media. Kam parë disa çifte gjithmonë të ekspozuar dhe që kanë arritur në obsesion. Kjo ka kaluar që të jenë bashkë vetëm për shkak të këtij presioni. Aty funksionojnë për botën, jo për njëri-tjetrin. Jo çdo gjë që postojmë është realisht ajo që po jetojmë. Por jemi munduar të tregojmë pak.