Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave nga salla e Kuvendit, teksa zhvillohej seanca plenare.
Kur disa prej deputetëve dhe ministrave kanë dalë, protestuesit i kanë goditur me vezë dhe me ujë.
Ndërkohë mes tyre dhe policisë ka pasur disa herë përplasje dhe shtyrje fizike, e në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të hapur rrugën dhe për të krijuar një kordon sigurie.