Aktualitet

Gjenerata Z shmang “marrdhëniet sekuale”!

Të rinjtë e Gjeneratës Z (të lindur midis 1998 dhe 2012) janë bërë grupi më pak seksualisht aktiv i të rinjve në historinë moderne.

Edhe pse kanë qasje të pakufizuar në aplikacione takimesh, pornografi dhe biseda të hapura për seksin, shumë prej tyre po kalojnë një “krizë seksuale”.

Në SHBA, një në katër meshkuj nuk ka pasur marrëdhënie seksuale gjatë vitit të fundit, krahasuar me një në tetë dhjetë vite më parë. Të rriturit që bëjnë seks të paktën një herë në javë kanë rënë në 37% në 2024, nga 55% në 1990. Tek të rinjtë, kjo shifër ka rënë nga 51% në 37%.

Ekspertët thonë se shkaktarët kryesorë janë pasiguria ekonomike, përdorimi i tepërt i ekranit dhe problemet e shëndetit mendor.