Bota

Gjermani, protesta kundër Merkel-it

Mbështetësit e AFD-së, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani u mblodhën në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër politikave të Angela Merkel-it. Programi i kësaj force politike, që përfaqësohet në Bundestag nga një numër i konsiderueshëm deputetësh, kërkon ashpërsimin e masave ndaj emigracionit, dhe është kundër Bashkimit Europian. Përballë tyre, u vunë rreth 20 mijë antiprotestues të rinj, që vë edhe njëherë në dukje, konfliktin e brezave në Gjermani.