Bota

Gjermania kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Gjermania shprehet se korrigjimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë tensionet etnike. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara. “Ne besojmë se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra dhe jemi shumë skeptikë,”  thotë Maas. Edhe Britania e Madhe ka tërhequr vërejtjen se shkëmbimi i territoreve do të ishte destabilizues.