Aktualitet

Gjermania-Shqipërisë: Vlerësoni mundësinë që ju dha BE-ja

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, e vlerësoi të rëndësishëm,  konsensusin e arritur në Bashkimin Europian për negociatat e antarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë më 2019-n. Heiko Maas u shpreh se procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë i lehtë, ndaj është arritje kompromisi i 28 vendeve anëtare. Kryediplomagti gjerman u bëri thirrje politikanëve në Tiranë që ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat, vendimin e BE-së.