Qeveria e Gjermanisë vendosi të zgjasë tre misionet e saj ushtarake: në Kosovë, në Libi dhe në Liban. Kabineti mori vendimin, ndërsa Bundestagu, duhet ta miratojë atë. Përfshirja e Gjermanisë në Kosovë është më e gjata e saj në një mision të huaj – përkatësisht 18 vjet. Forcat gjermane bëjnë pjesë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.