Bota

Gjermanishtja, kushti i Austrisë për përfitimet e emigrantëve

Koalicioni qeveritar në Austri zbuloi planet për shkurtimin e pagesave që përfitojnë emigrantët, përfshi edhe refugjatët, në një lëvizje që synon të frenojë flukse të reja të ardhurish. Pagesa kryesore e përfitimeve do të jetë jo më e lartë se 563 euro në muaj, por do të rritet deri në barazimin e shumës që përfitojnë austriakët 863 euro vetëm nëse ata kalojnë testin e gjuhës gjermane. Emigrantëve do t’iu ndalohet gjithashtu të përfitojnë nga një ndihmë e tillë sociale për 5 vitet e para.