Gossip Showbiz

Gjesti i kujton këshillën e tij Loredanës! “Të kam thënë para se të vinte babi…”

Pas spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania”, një diskutim i nxehtë u zhvillua mes Gjestit dhe Loredanës, ku ata folën për lidhjen e Loredanës me Jozin dhe reagimin e babait të saj, i cili kishte vizituar shtëpinë.

Babai i Loredanës nuk e kishte pritur me shumë entuziazëm lidhjen e saj me Jozin, një qëndrim që solli tensione të reja mes banorëve të shtëpisë.

Gjesti i kujtoi Loredanës një këshillë që i kishte dhënë më parë:

Të kam thënë që të luash para se të vinte babai, por ju gjithmonë e merrni gjithçka për keq

Loredana, nga ana e saj, i shprehu falenderime për mbështetje, duke e sqaruar se e vlerësonte atë shumë, por e theksoi se jashtë shtëpisë nuk do ta falte.

Ta vlerësoj, prandaj të kam mbajtur afër dhe nuk të mbaj mëri. Po të ishim jashtë, nuk do të falja askënd që do të më bënte diçka

Gjesti vazhdoi duke i dhënë këshilla se si të vepronte nëse do të ishte e detyruar të mbronte veten dhe lidhjen e saj.

Ai i sugjeroi që të ishte më e prerë dhe e qartë kur ai ose dikush tjetër bën gabime, duke mos u treguar e butë në situata të tilla.

Po e mbron sepse e ke të dashur, por kur ai gabon, duhet të thua ‘jo’ më fort. Ti duhet të japësh shembull dhe të tregohesh e drejtë, pa i mbrojtur ata që janë gabim, qoftë edhe nëse janë prindërit. Unë nuk mbroj askënd kur janë gabim

Biseda mes tyre pasqyronte mospajtimet dhe kontradiktat që po ndodhnin brenda shtëpisë, për shkak të lidhjes së Loredanës me Jozin.