Gossip Showbiz

Gjesti kapërcen murin e shtëpisë, vjen reagimi ironik i Ilir Shaqirit!

Një ngjarje e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar shumë reagime pas dyshimeve se Gjesti ka tentuar të kapërcejë murin për t’u larguar nga formati.

Kjo situatë ka nxitur një mori komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale. Gjatë një diskutimi ndërmjet banorëve mbi këtë çështje, produksioni ka fikur mikrofonët, por jashtë shtëpisë komentet dhe ironitë kanë vazhduar.

Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë duke publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të ngjitet në mur për t’u larguar, duke sugjeruar se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

Ky postim ka shpërthyer kritika nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar si të tepërt dhe fyese. Edhe pse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, ata e kanë quajtur krahasimin të panevojshëm dhe të dëmshëm.

Ngjarja vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi në rrjetet sociale, ndërsa Vëllai i Madh ka reaguar duke sjellë një Zarf të Zi në shtëpi, përmbajtjen e të cilit do ta komunikojë mbrëmjen e Prime-it.