Gossip Showbiz

Gjesti reagon me gjuhë të ashpër ndaj Olës! “S’je për lule ti, të ftoj unë në krevat…“

Debatet mes Gjesti dhe Olës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Së fundmi, dyshja u përplasën sërish në oborr, ku tensionet arritën kulmin.

Gjatë një diskutimi të nxehtë, këngëtari nga Peja i është drejtuar Olës me fjalët:

S’je për lule ti, je për darka, të ftoj unë në krevat, për tjetër send s’je ti

Ky koment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa ndjekës e kanë kritikuar ashpër fjalorin e tij, duke e konsideruar ofendues, ndërsa të tjerë e kanë parë si pjesë të dinamikës së lojës mes banorëve.

Ky nuk është incidenti i parë mes dyshes, pasi ata kanë pasur disa përballje të forta gjatë qëndrimit në shtëpi.

Pritet të shihet nëse ky debat do të ndikojë në strategjinë e lojës së tyre apo në marrëdhënien mes tyre brenda shtëpisë. Fansat po ndjekin me shumë kuriozitet çdo zhvillim të ri mes dyshes.