Gossip Showbiz

Gjesti dhe Egli janë puthur sërish dhe konfirmojnë një lidhje mes tyre?

Raporti mes Gjesti dhe Egli Tako në Big Brother VIP Albania 4 duket se ditë pas dite po merr një tjetër formë, duke ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe fansat e tyre. Dyshja, që është parë shpesh shumë afër njëri-tjetrit, po qartësojë se çfarë i lidh saktësisht.

Artisti, që më parë e ka quajtur Eglin “të dashurën” e tij, siç e konfirmoi sërish, bëri një deklaratë të papritur gjatë ditë së sotme. Ai i tha banores se nuk e meriton dhe se ajo e meriton të gjejë lumturinë.

E meriton lumturinë e botës, e di se do ta gjesh lumturinë e botës, unë e di

– shpreh Gjesti, duke lënë të nënkuptohet një lloj tërheqjeje emocionale nga lidhja me Eglin.

Nga ana tjetër, Egli reagoi e habitur nga ky ndryshim i menjëhershëm qëndrimi:

Si ka mundësi të deklarosh një natë përpara se ti je e dashura ime dhe të nesërmen t’i thuash të dashurës që do e gjesh lumturinë e botës?

Gjesti shpjegoi se dy deklaratat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, dhe se ai nuk po nënkuptonte që ajo të gjente dikë tjetër për ta bërë të lumtur. Ai thjesht pohoi se Egli meriton shumë më mirë se ai, dhe gjithashtu meriton të jetë e lumtur, diçka që do ta gjejë.

Ndërkohë, Egli ka pohuar gjithashtu se ata janë puthur disa herë poshtë jorganit, duke konfirmuar një afërsi më të madhe sesa që mund të jetë parë në ekran.

Marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në këtë edicion të BBV, ndërsa publiku mbetet në pritje për të kuptuar se cili do të jetë përfundimi i këtij kapitulli emocional.