Në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania 4, banorja Egli Tako ndau me publikun linjën e saj të jetës, ku ndër të tjera foli edhe për ish-partnerin e saj, këngëtarin e njohur Olsi Bylyku.
Ky i fundit e surprizoi Eglin gjatë “Prime”-it me një mesazh, duke qenë një prej emrave më të përfolur të sezonit për shkak të historisë së kaluar me banoren.
Pas spektaklit, Egli u pa në sauna me Gjestin, me të cilin ndan afeksion të dukshëm brenda shtëpisë.
Gjatë bisedës, Gjesti i shprehu shqetësimin për mënyrën se si u zhvillua takimi me ish-partnerin, duke thënë se nuk ishte ndjerë mirë.
Gjesti:
Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.
Egli:
Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha direkt të të puthja ty. Doja të të puthja në buzë.
Gjesti:
Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.
Egli:
Edhe për mua ishte aq ‘bombë’ sa e ke parë ti. S’e kisha parë prej më shumë se dy vitesh. Emocioni ishte vetëm nga e papritura, asnjë ndjenjë tjetër.
Gjesti:
Qëndrimi yt kishte diçka. Dyqysh e përqafove.
Egli:
Ishte thjesht çudi. Kishim pesë vite bashkë dhe një takim që s’e kishim bërë kurrë kur u ndamë. Më dukej si i huaj.
Reagimi i Gjesti-t vjen edhe për faktin që surpriza me Olsin ndodhi pikërisht në linjën e jetës, pjesë shumë emocionale për çdo banor, dhe ai nuk e kuptoi arsyen e përfshirjes së tij në këtë moment.
Mbetet për t’u parë në vazhdim si do të evoluojë dinamika mes Eglit dhe Gjesti-t pas këtij momenti emocionalisht të ngarkuar.