Big Brother VIP Albania 4 po i afrohet finales së madhe, e cila do të mbahet më 19 prill. Deri tani janë shpallur dy finalistët e parë: Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërsa dy vende të tjera mbeten ende të lira.
Pas spektaklit të së martës, Gjesti dhe Egli Tako u panë duke diskutuar jashtë shtëpisë, ku këngëtari nga Peja i propozoi Eglit që të bashkëpunojnë për një “luftë të fundit”, duke shfrytëzuar çdo mundësi që iu ka mbetur për të arritur finalen.
Duhet të bëjmë një luftë, edhe një herë. Është shansi i fundit që ta provojmë, të mos dorëzohemi. Jam në siklet
Nga ana tjetër, Egli u shpreh më e rezervuar, duke thënë se tashmë kanë dhënë gjithçka që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.
Emrat e dy finalistëve të mbetur pritet të zbulohet të shtunën në spektaklin e radhës.