Celebrities Film & Tv

“Gjestin e dërgoi në finale Rozana”/ Përplasje mes banorëve: “Ai e meritoi, s’ka vend për dyshim”!

Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe Big Brother, sot në Top Channel po transmetohet Post Big Brother. Të gjithë ish banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.

Pjesë nga emisioni:

Rozana: Që e kam çuar unë në finale Gjestin nuk është e vërtetë, ai ka shkuar vetë.

Laerti: Mbështetja që i ke dhënë…

Rozana: Unë Gjestit i kam thënë kushdo ta marrë nga ne të dy e meriton dhe bravo i qoftë. Unë doja ta fitoja, e fitoi gjesti, m’u bë shumë qejfi. E ka merituar bravo i qoftë.

Egli: Jam e mendimit që tani jemi jashtë e kuptojmë që nuk ka vend për dyshim.