Në vijim të vizitës në Amerikë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri takoi kryediplomatin Mike Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë, Rick Perry. Në fokus ishin bisedimet për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike europiane dhe rolin e Shqipërisë në këto procese. Gjiknuri bëri të ditur se gjeti mbështetjen e zyrtarëve të lartë të Administratës Trump, për atë çka po bën vendi lidhur me ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit, projekt madhor për Europën dhe sigurinë energjetike globale.