E mbani mend kur Gjiko hyri në telashe pasi postoi një foto duke mbajtur një peshkaqen të vogël në duar gjatë pushimeve në ishujt Maldive?!
Asokohe reperi shqiptar u dëbua nga resorti ku po qëndronte së bashku me Elitën pasi ky veprim ishte i ndaluar me ligj por krahas kësaj ai u ‘kryqëzua’ nga publiku në rrjetet sociale për këtë veprim.
Megjithatë, ai rikthehet sërish me bëmat e tij që i bëjnë të gjithë të flasin. Mbrëmjen e kaluar reperi i “X5” ka bërë disa postime të tjera në Insta Story këtë herë duke u shfaqur në një laborator kanabisi.
29-vjeçari dukej mjaft i lumtur teksa tymos një cigare hashashi së bashku me miqtë e tij dhe është siguruar t’i tregojë të gjithëve se sa mirë po kalon.
Gjiko nuk e ka zbuluar arsyen përse vendosi kaq papritur të shkonte në një laborator kanabisi dhe aq më tepër të bënte disa postime të një pas njëshme rreth vizitës së tij në këtë vend.
Ndoshta kjo lidhet me xhirimet e ndonjë klipi të ri apo të ndonjë projekti në të cilin ai është përfshirë së fundmi, gjithësesi fansat po presin të mësojnë arsyen nga vetë reperi.