Showbiz

Gjiko publikon “Distanca”, konfirmon shtatzëninë e Elitës

Reperi i famshëm Gjiko ditën e dielë ashtu siç premtoi publikoi projektin e tij muzikor “Distanca” klipi i të cilit ngjalli shumë interes tek publiku.

Në të protagoniste është Elita e shihet duke ndjekur këmba këmbës Gjikon, e irrituar teksa çifti i qëllojnë vazhdimisht njëri-tjetrit me armë.

Teksa gjendet në tokë i gjakosur reperi qëllon veten e tij me armë vetëm që menjëherë më pas të kuptonim që ai ishte në një gjumë të thellë dhe po shihte një ëndërr të keqe.

Në momentin që zgjohet shohim se ai prek barkun e rrumbullakët të bashkëshortes së tij duke konfirmuar kështu shtatzëninë e shumëpërfolur. Në ditët në vijim presim që dyshja të na zbulojnë detaje të tjera rreth këtij rrugëtimi shumë të bukur.