Aktualitet

GJKKO-ja pushon akuzat për zyrtarët e ARRSH-së lidhur me tenderin e Lotit I të Unazës së Re!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, sot pushoi akuzat për gjashtë zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, të cilët u akuzuan nga SPAK-u për shkelje me tenderin 22 milion euro të Lotit të parë të Unazës së Re në Tiranë.

Sipas GJKKO-së, ndjekja penale u parashkrua pasi kaloi afati 5-vjeçar, duke bërë që të pushohen akuzat për: Arbër Trokën, Miranda Shkurtin, Nikollaq Mihalin, Almir Hoxhën, Admir Pahumin dhe Erjon Zemanajn.

Në qershorin e vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen, me akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, të shpallur më 14 qershor 2019 e firmosur më 22 tetor 2019.