Aktualitet

Gjobiten 4 subjekte në Krujë e Durrës për mos respektimin e masave anti-COVID

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID, policia gjobiti me nga 1 milion lekë administratorët dhe pronarët e 4 subjekteve në Krujë e një në Durrës. Madje dy u mbyllën për 6 muaj pasi u kapën në shkelje të përsëritur. Ata nuk iu përmbajtën rregullave të Aktit Normativ duke lejuar organizimin e ceremonive martesore në lokalet e tyre dhe nuk respektuan protokollet e sigurisë.