Bota

Gjykata e Apelit në SHBA hedh poshtë ankesën e Trump: Do t’i paguajë 5 milionë dollarë shkrimtares Carroll

Një Gjykatë Apeli Federale në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë ankesën e presidentit të zgjedhur Donald Trump për të përmbysur vendimin e një jurie të dhënë vitin e kaluar, e cila kishte konstatuar abuzimet seksuale të kryera ndaj shkrimtares E. Jean Carroll në mesin e viteve ’90.

Gjykata e Dytë e Apelit të Shteteve të Bashkuara vendosi që avokatët e presidentit të zgjedhur “nuk kanë faktuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë gabime për asnjë nga vendimet e kundërshtuara,” raportojnë mediat amerikane duke cituar gjykatën.

LEXO EDHE: Muri vrau 179 pasagjerët/ Ekspertët komentojnë aksidentin që ndodhi me ajonin në Korenë e Jugut: Mund të ishte shmangur nëse…

Juria e gjeti Trump-in përgjegjës për abuzimin seksual ndaj Carroll në një dhomë prove të dyqanit të madh Bergdorf Goodman në Manhattan në mesin e viteve ’90 dhe konstatoi se, në vitin 2022, ai kishte bërë deklarata shpifëse kundër saj. Juria vendosi që Trump të paguajë Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Një juri tjetër, në një proces civil të ndarë, i ka urdhëruar Trump-it të paguajë Carroll, ish-kolumniste e revistës “Elle”, 83 milionë dollarë. Ankesa e Trump-it ndaj këtij vendimi është ende në shqyrtim.

LEXO EDHE: Kampi i emigrantëve në Gjadër, Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane