Sitës së Vetting-ut, sot iu nënshtrua Gjyqtarja e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj. Seanca e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zgjati vetëm pak minuta. KPK-ja lexoi raportet e institucioneve që merren me verifikimin e gjyqtarëve, sipas ligjit të rivlerësimit. Pasuritë rezultuan të justifikuara e jo të fshehura, ndërsa nuk kishte lidhje të papërshtatshme, si dhe mori OK-in, sa i përket aftësive profesionale, ndonëse u renditën 11 ankesa e denoncime të qytetarëve. Por, sipas Komisionit, lidhen me ankimimin që duhet bërë në një shkallë më të lartë të Gjyqësorit.