Jep dorëheqjen Gjyqtarja e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kasmi. Dorëheqja iu dorëzua Presidentit të Republikes, Ilir Meta, në cilësinë dhe të kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kasmi dorëhiqet për arsye familjare. Ajo ka një eksperiencë prej 21 vitesh si gjyqtare dhe ishte kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Pas dorëheqjes, Kasmi nuk do të kalojë në procesin e Vetting-ut.