Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, arrestohen tre shqiptarë

Policia greke goditi një grup të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Gjatë operacionit në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës u sekuestruan 45 kg marijuane. Në pranga ranë tre shqiptarë të moshave 25, 41 dhe 49 vjeç. Sipas policisë greke, shqiptarët dyshohet se janë pjesë e nje grupi te organizuar kriminal. Gjithashtu i sekuestruan 1650 euro, dhe 3 automjete.