Aktualitet

Goditet mafia shqiptare në Spanjë, kapen 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro

Mediat spanjolle i bëjnë jehonë goditjes në Spanjë të një grupi krimial shqiptar, të cilit iu sekuestruan në Madrid 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro. Operacioni u organizua në bashkëpunim me DEA-n Amerikane, Drejtorinë e Antitrafikut të Kolumbisë dhe EUROPOL-in. Droga sigurohej në Kolumbi e dërgohej në Spanjë me avionë çarter. Pas 6 muajsh hetime, në pranga ranë 5 vetë, mes tyre dy shqiptarë, ndërsa kreu i organizatës u kap në Kolumbi.