Sport

Goditje e rëndë për Liverpul, Isak thyen këmbën!

Me 145 milionë euro, Alexandar Isak u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Liverpool e kërkoi me insistim, madje duke shkaktuar një përplasje të fortë me Newcastle. Ndryshe nga se pritej, suedezi ka zhgënjyer totalisht me fanellën e kuqe.

Gjatë sfidës kundër Tottenham, Isak u hodh në fushë me fillimin e pjesës së dytë, ku pas vetëm 10 minutash arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por në të njëjtën kohë u shtri në tokë si pasojë e një goditje të marrë në këmbë. Pas 4 minutash, Isak doli nga fusha.

LEXO EDHE: Java e fundit para ndërprerjes, të martën derbi Partizani-Dinamo! Pret Egnatian, Teuta me mendjen nga Komisioni i Disiplinës

Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë aspak pozitive pasi sipas BBC, sulmuesi ka thyer këmbën. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, praktikisht Isak ka mbyllur sezonin.

Liverpoolit duket se i del huq marrëveshja e madhe të verës: sulmuesi suedez është shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

Saga e gjatë e merkatos për 25-vjeçarin prodhoi  një verë të trazuar, por duket se sulmuesi vuan një mallkim.