Pas më shumë se 2 vitesh Armando Broja është rikthyer të shënojë në Premier League. Sulmuesi i Burnley-t, i cili u aktivizua si zëvendësues në minutën e 65 në ndeshjen kundër Bounrmouth, arriti që ti sigurojë 1 pikë skuadrës së tij me golin e parë që pas transferimit te Burnley dhe gjithashtu me golin e parë për këtë sezon në Premier League.
Në minutën e 90-të, Broja shfrytëzoi një harkim në zonë, duke shënuar më kokë dhe duke vulosur rezultatin 1-1. Hera e fundit që Broja kishte shënuar në Premier League ishte në kohën kur luante me Chelsea-n. Pikërisht në ndeshjen e 2 tetorit 2023 kundër Fulham që Chelsea e fitoi me rezultatin 2-0. Që prej asaj periudhe shqiptari ka kaluar shumë peripeci me dëmtimet dhe njëkohësisht duke provuar disa skuadra.
Vetëm 19 gola në 16 javë të Premier League, ky është bilanci aspak premtues i ekipit të Burnley.
Bordi nuk është i kënaqur dhe janë gati t’i shtojnë opsionet trajnerit Scott Parker për merkaton e dimrit. Favoritë për të mbërritur te Burnley është sulmuesi i Union Berlin, Andrej Ilic, sipas gazetarit Pete O’Rourke. Ai mban profilin e qendërsulmuesit, është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë në datën 11 tetor të 2025.
Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro. Fakti që Burnley ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglezë, e bën “detyrim” përforcimin në merkaton e janarit.
Nëse Ilic vendoset nën urdhërat e trajnerit Parker, do të nënkuptojë “sfidë” për dy “pykat” e ekipit, Armando Brojën dhe Zian Flemming.