Bota

Golden Globe, triumfon Bohemian Rhapsody

Edicioni i 76-të i Golden Globe ka fituesit e tij dhe sot çeli sezonin e çmimeve për kinemanë. Gazetarët e huaj në Hollivud vendosën të japin tre globa të artë për “Green Book”, përfshirë atë për “komedinë muzikore më të mirë”. Dy të tjerë shkuan për “Bohemian Rhapsody”. Realizimi që tregon jetën e Freddie Mercury-t mori dy Golden Globe, si filmi më i mirë dramatik e për aktorin më të mirë protagonist, Rami Malek në rolin e artistit legjendar. Po aq dhe “Roma”, ndërsa zhgënjeu “A star is born”, kandidat për 5 çmime, por në fund u vlerësua vetëm për këngën më të mirë: “Shallow” të Lady Gaga-s. Këngëtarja nuk mundi të sigurojë Globin e Artë si aktorja më e mirë dramatike, çmim të cilin e rrëmbeu Glenn Close.