UEFA bëri të ditur se goli i Cristiano Ronaldo-s në “Allianz Stadium” kundër Juventus-it, është votuar si goli më i bukur i sezonit të kaluar të Champions League. Ish-ylli i Realit të Madridit mori 197,496 vota, duke lënë mbrapa Dimitri Payet të Marseille dhe Eva Navarro të Spanjës.