Me 34 ndeshje të luajtura, 2 gola të shënuar dhe 3 asist me fanelën e Milanit në kampionatin italian të futbollit, Luka Modric, edhe pse në moshën 40 vjeçare ka treguar se është ende futbollist i një niveli shumë të lartë.
Pikërisht për këtë arsye klubi kuqezi ka vendosur t’i rinovojë kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.
Kjo është ajo që publikon Sky Sport Italia, sipas së cilës pas disa javësh tratativash me mesfushorin kroat, kjo çështje po shkon gjithnjë e më shumë drejt një fundi të lumtur dhe se tani mungon vetëm zgjidhja e detajeve të fundit të marrëveshjes mes palëve.
Sky Sport Italia bën të ditur se Luka Modric po përgatitet të nënshkruajë me Milanin edhe për një sezon tjetër, deri në 30 qershor të vitit 2027.