Një ditë pas grabitjes së dokumenteve hetimorë në Prokurorinë e Durrësit, Policia ndalon dy të dyshuar, nga qyteti bregdetar, si dhe nga Sukthi. Ata ishin mes personave që u shoqëruan prej orëve të mbrëmjes e deri në mëngjes. Pas hetimit të nisur, ndalimi u bë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa po merren në pyetje. Gjatë ditës, pritet një deklaratë për mediat e Policisë. Grabitësit morën dosje e materiale nga zyra e prokurorit Afrim Shehu, i cili po hetonte një rast të tjetërsimit të pronave në Ishëm.