Shëngjini në shënjestër të grabitësve, në orët e para të mëngjesit u grabitën tre dyqane e një pikë këmbimi valutor. Për momentin nuk ka detaje mbi shumat apo sendet e marra. Policia nisi hetimet për të përcaktuar nëse vjedhjet ishin apo jo të koordinuara nga pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal. Blutë e Lezhës ngritën postblloqe dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.